Sipas parashikimit të Inteligjencës Artificiale kështu mund të duket Kosova në vitin 5000

Në Youtube në kanalin e “AI Imaginary World” u lasua një video që tregon se si mund të duket bota në vitin 5000. Pamjet në të u arritën me anë të Inteligjencës Artificiale. Në video shihen vendet botërore, në mesin e tyre edhe Kosova e Shqipëria.

Shohim se në to ka ndryshime të mëdha nga jeta që zhvillohet tani. IA për të dalë me këto pamje u bazua nga shembujt ekzistues. Megjithatë është e qartë se askush nuk e di se si do të duket bota më vonë, psh në vitin 5000.

Pamjet e Kosovës shihen në fillim të videos. Sipas IA, ajo në të ardhmen është e rrethuar nga ndërtesa si në filmat fantastiko-shkencor. Në të shihen edhe vetura fluturuese të së ardhmes.

Bazuar në krijimet e imazheve nga IA, Belgjika do të duket si Disneyland.

Finlanda do të duket si ambient nga një skenë xhirimi, si ai nga filmi “The Hunger Games”. Peisazhi i së ardhmes së këtij vendi është i mbuluar me rrokaqiej që rrethojnë një liqe të madh. Finlandezët në vitin 5000 në vend të veturave do të kenë anije kozmike.

Italia duket e mbushur me ndërtesa interesante për t’iu shmangur nivelit të ujit. Njerëzit në atë kohë sipas IA do të kalojnë nëpër ura.

Britania e Madhe duket se do të ndryshojë pak. Ura e Londrës qëndron mbi lumë, ndërkaq qyteti shihet prapa saj.

Egjipti, vend ky që veçohet për historinë e tij, duket se në vend të piramidave ka një peisazh tjetër, që duket si në filma fantastiko-shkencor.

Kina tashmë ka ndërtuar mjete të shpejta transporti, por në këtë video shihet se atje do të ketë vend edhe për ecje në këmbë.

Në Australi duket një botë e errët, por edhe e ndritshme njëkohësisht. Njerëzit për qarkullim shfrytëzojnë vetura fluturuese.

SHBA-të duken më të çmendurat nga të gjitha vendet. Ky vend sipas Inteligjencës Artificiale në vitin 5000 duket se ka marrë nga një pjesë nga çdo vend dhe nga to atje ka krijuar kaos.

Për fat të keq ne nuk do të jemi në atë kohë për të parë se si do të duket bota në vitin 5000, apo nëse parashikimet e Inteligjencës Artificiale do të dalin të sakta, megjithatë shumë prej nesh mund të shohim se si do të zhvillohet ajo në disa dekada të ardhshme.

Ndoshta këto vizione do të përjetësohen, nuk i dihet./21Media

Back to top button