Siria shkëput raportet me Ukrainën

Siria njoftoi sot, se po ndërpret raportet me Ukrainën, në mbështetje të aleates së saj të ngushtë, Rusisë.
Siria tha se ky vendim është marrë në përgjigje të një lëvizjeje të ngjashme të Kievit, transmeton rtv21.tv.
Muajin e kaluar, Ukraina njoftoi se ka shkëputur raportet diplomatike me Sirinë, pasi kjo e fundit njohu pavarësinë e rajoneve lindore ukrainase, Donjeck dhe Luhansk.
Siria ishte vendi i parë përveç Rusisë që njohu pavarësinë e tyre.
Kievi ngjashëm ka vepruar në korrik edhe me Korenë e Veriut, e cila po ashtu njohu pavarësinë e dy republikave separatiste, që mbështeten nga Rusia./21Media

Back to top button