“Sistemi prokurorial, me takatin e vet, po punon mirë”
Lumezi: Kemi zgjidhur mbi 75 mijë lëndë, kemi ngritur 11 aktakuza të profilit të lartë.-Hyseni: Sistemi prokurorial falë reformave ka arritur rezulatet pozitive
Në Konferencën vjetore të prokurorëve, që u mbajt sot në Prishtinë, u tha se përkundër vështirësive është arritur progres në sistemin prokurorial të Kosovës. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi tha se gjatë vitit 2018, është treguar efikasitet i lartë, duke zgjidhur 75 mijë e 750 dosje penale të natyrave të ndryshme. Lumezi theksoi se janë arritur rezulatate edhe në luftimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik duke i akuzuar 588 persona dhe duke ngritur 11 aktakuza të profilit të lartë./21Media