Tahiri: Urime pagat e dinjitetshme
Gjyqtarëve dhe prokurorëve me Ligjin për Paga nuk do të iu preken pagat
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i ka uruar gjyqtarët dhe prokurorët për miratimin e Ligjit për Pagat. Ai i ka quajtur këto paga si të dinjitetshmë si dhe ka falënderuar Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin dhe shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqin për siç ka thënë ai mbështetjën e dhënë.
“Urime pagat e dinjitetshme për gjyqtarë dhe prokurorë. Falënderoj Kryetarin e Kuvendit z. Kadri Veseli, Kryeministrin Ramush Haradinaj, shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi si dhe deputetët për mbështetjen që më dhanë në argumentimin tim për mos cenimin e pagave të bartësve të pushtetit të tretë. Sundimi i ligjit është dhe do të mbetet prioritet themelor i Republikës.”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Propozimi për të mos u prekur pagat e rritura në sistemin e drejtësisë ka ardhur nga Memli Kransiqi i PDK-së. Pro propozimit të tij kanë votuar 48 deputetë, 21 kundër, ndërsa, 7 kanë abstenuar./21Media