Situata epidemiologjike e rëndë, IKSHPK: Qëndroni në shtëpi
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik vazhdimisht po bënë apel për qytetarët që të vaksinohen e të respektojnë masat Anti-COVID.
Në një njoftim për media IKSHPK ka treguar se varianti Omicron i COVID-19 po vazhdon të përhapet me shtim të rasteve fatale dhe është varianti dominues.
Sipas institutit situata epidemiologjike akoma është e rëndë.
“Omicron (B.1.1.529) po vazhdon të përhapet me shtim të rasteve fatale dhe është varianti dominues në qarkullim duke rënduar akoma situatën epidemiologjike me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve. Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura”, thuhet ndër tjera në njoftimin e IKSHPK-së.
Në 24 orët e fundit, gjashtë qytetarë kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë.
Ndërkaq, janë shënuar edhe 602 raste të reja dhe janë shëruar edhe 2 mijë e 584 qytetarë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 835 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 801 mijë e 246 doza të vaksinës.
Deri më sot 810 mijë e 708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Kurse janë dhënë 93 mijë e 334 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media