Situata në Afganistan: Stoltenberg kërkon takim të jashtëzakonshëm

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se ka kërkuar takim të jashtëzakonshëm të ministrave të punëve të jashtme të NATO-s për të diskutuar lidhur me zhvillimin e situatës në Afganistan.
Stoltenberg në Twitter ka shënuar se do të kryesojë me takimin përmes video lidhjes, të cilën e thirri në mënyrë që ta vazhdojë koordinimin e ngushtë të 30 shteteve anëtare të NATO-s dhe të bisedojë për qasjen e përbashkët ndaj çështjes afgane.
NATO i kryesoi përpjekjet ndërkombëtare të sigurisë në Afganistan nga viti 2003, por që nga viti 2014 është fokusuar në trajnimin e forcave të vendit.
Aleanca ka ndihmuar në krijimin e ushtrisë afgane, e cila numëronte rreth 300,000 pjesëtarë, por ajo nuk i kundërshtoi ekstremistët talebanë të cilët javën e kaluar e morën kontrollin ndaj pothuajse të gjithë vendit./TV21

Back to top button