Asociacioni i Komunave të Kosovës pro vaksinimit, kundër mbylljes (Video)

Ibrahimi: E vetmja zgjidhje është vaksinimi masiv

Edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, konsideron se e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë është vaksinimi masiv i qytetarëve. Drejtori Ekzekutiv i këtij Asociacioni, Sazan Ibrahimi, vuri në pah kërkesën drejtuar ministrit Vitia që të rriten kapacitetet njerëzore në mënyrë që vaksinimi të vazhdojë edhe gjatë Uikendit. Në intervistë me kolegun Ilir Berisha, ai tha se mbyllja e sërishme nuk duhet të shihet si opsion!/21Media

Back to top button