Situata në grupin e Kosovës në prag të dy ndeshjeve të sotme

Në kuadër të grupit I të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian EURO 2024 sonte do të zhvillohen dy ndeshje shumë të rëndësishme.
Në Budapest të Hungarisë, Kosova ballafaqohet me Bjellorusinë, kurse Zvicra e pret Rumaninë.
“Dadanët” duhet të marrin fitore ndaj Bjellorusisë për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim, ndërsa presin një favor edhe nga Zvicra që me një fitore ndaj Rumanisë do t’i bënte një nder të madh Kosovës duke lënë gjithçka të hapur për pozitën e dytë në këtë grup.
Ky grup kryesohet nga Zvicra me 9 pikë, e ndjekur nga Rumania me 7, pastaj Izraeli me katër, kurse Kosova është e katërta me tri pikë pas tri barazimeve.
Grupi mbyllet me Andorrën që ka vetëm një pikë, kurse Bjellrusia asnjë pas tri humbjeve