Situata në veri: Anëtarët e KKZ-së në Zubin Potok nuk po dalin në punë

Djegia e Qendrës së Regjistrimit në Zubin Potok pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës, ka penguar anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në këtë komunë të dalin në punë. Kjo pasi zyrat e tyre ndodhën në ambientet e Komunës. Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë kërkuar që të bëhet zgjidhje për këto trupa zgjedhore në Zubin Potok duke u mundësuar atyre hapësirë për të zhvilluar aktivitetet e tyre.
Anëtari i KQZ nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Florian Dushi tha se situata në veri ka krijuar telashe edhe për anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Zubin Potok. Prandaj ai rekomandoi që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje për këta anëtar meqenëse edhe zgjedhjet lokale të 17 tetorit janë afër.
“Jemi shumë afër zgjedhjeve dhe ne të gjithë jemi dëshmitar që Qeveria ka marr disa vendime në zbatim të atyre vendimeve, megjithatë ata që po e kundërshtojnë kanë krijuar disa rrethana të jashtëzakonshme madje për fat të keq janë atakuar edhe disa institucionet të Kosovës ndërkohë ne e morëm një informacion zyrtar që Komisioni Komunal i Zgjedhjeve përshkak të këtyre sulmeve në komunën në Zubin Potok përkatësisht të hapësirave brenda komunës, djegies së hapësirave brenda komunës ku ka vepruar edhe KKZ, pra e ka të pamundur të vazhdoj të funksionoj normalisht. Unë nuk di sa do zgjas kjo situatë atje, uroj që sa më shpejt të vihet në funksion rendi dhe ligji në atë pjesë, por megjithatë meqenëse jemi shumë afër zgjedhjeve konsideroj se si sekretariat duhet tu krijojmë kushte KKZ në Zubin Potok. Prandaj, konsideroj se është e drejtë nëse ne mendojmë që të gjejmë hapësira të tjera qoftë edhe përmes qeras në të cilat ky Komisioni apo trup zgjedhore komunale do mund të vazhdonte punën”, theksoi Dushi.
Anëtari i KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arianti Elshani kërkoi nga Sekretariati i KQZ-së që të sanoj gjendjen në Komisioni Komunal Zgjedhor në Zubin Potok dhe më pas të vendoset se si do veprohet atje.
Ndërsa, kryeshefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj tha se sipas raportit të fundit në KKZ-në në Zubin Potok askush nu
Gjatë kësaj mbledhje të Komisionit Qendrore të Zgjedhje u njoftua se votuesit të cilët kanë qendër të votimit sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë do të transferohen për të votuar , në Fakultetin e Edukimit pasi salla “1 Tetori” është duke shërbyer si qendër e vaksinimit dhe imunizimit të popullatës.
Në mbledhjen e këtij institucioni, anëtari i KQZ-së nga radhët e LDK-së, Florian Dushi, theksoi domosdoshmërinë që të bëhet informimi i votuesve për këtë ndërrim të qendrës së votimit.
Edhe në këtë mbledhje të KQZ-së u ngrit çështja e pastrimit të listave votuese. Anëtarët e këtij Komisioni thanë se institucioni i KQZ-së ka punuar shumë në këtë drejtim, por pastrimi i tërësishëm është i pamundur.
Sami Kurteshi anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) thotë se duhet më shumë të bëhen fushata informuese përmes të cilave tregohet se persona e vdekur nuk janë pjesë e listave votuese.
Arianti Elshani i cili në mungesë të kryesuesit të KQZ-së ,Kreshnik Radoniqi e kryesori edhe mbledhjen e sotme tha se KQZ ka ndërmarrë të gjitha veprimet për pastrimin e listave votuese nga personat e regjistruar si të vdekur. Ai tha se realisht mund të figuroj ndonjë emër i ndonjë personi të vdekur por që faji nuk është i KQZ-së.
Ndërsa, në këtë mbledhje u votua akreditimi edhe i 4 mijë e 672 vëzhgues, ku afati i fundit për vëzhgues të subjekteve politike dhe OJQ-ve dhe shoqërisë civile ka përfunduar sot, ndërsa OJQ ndërkombëtare por edhe mediet kanë mundësi për të aplikuar për akreditim deri më 2 tetor.
Po ashtu u miratuan edhe format zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021, si dhe ridestinimi i buxhetit për shujta gjatë zhvillimit të trajnimeve për trajnerët në terren dhe u miratua edhe kërkesa për buxhet shtesë për furnizim me kamera në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Back to top button