Situata në veri, Murphy publikon kërkesat për Kosovën e Serbinë

Senatori amerikan, Chris Murphy ka reaguar përsëri për situatën në veri të Kosovës it.

Murphy ka listuar disa hapa që sipas tij duhet të ndërmerren për të de-eskaluar situatën.

Ai ka thënë se forcat speciale të Kosovës duhet të tërhiqen nga objektet e komunave dhe Serbia merr hapa real për të ndalur protestat, të caktohen zgjedhjet e reja, akses në objektet e komunave vetëm për shërbyesit civil dhe respektim të marrëveshjeve Kosovë-Serbi, përfshirë Asociacionin.

“Disa nga elementët më të rëndësishëm të de-përshkallëzimit: Policia speciale e Kosovës tërhiqet/Serbia ndërmerr hapa të vërtetë për t’i dhënë fund protestave. Zgjedhjet e reja të caktohen. Qasja në ndërtesat komunale e kufizuar për nëpunësit civilë. Marrëveshjet e mëparshme Serbi/Kosovë të respektohen, përfshirë Asociacionin”, ka shkruar Murphy.

Murphy mbrëmë po ashtu ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Kurti./21Media

Back to top button