Kaloni te përmbajtja kryesore

Situata në Veri, Mustafa thotë se Presidentja duhet të thërras Këshillin e Sigurisë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sot u shpreh se situata në veri të Kosovës është tepër serioze dhe e rrezikshme dhe ai deklaroi se Presidentja Vjosa Osmani duhet të thërras Këshillin e Sigurisë dhe t% ndërmerren masa.
Ai përmes një postimi në facebook kritikoi krerët e shtetit.
“Në një situatë të tillë , Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë. Nuk mund të dërgojnë mësazhe, njëra nga New Yorku, tjetri nga Shkupi e nga Budapesti, kurse Njësitë Speciale të Policisë të Kosovës të mbesin të mbërthyera në Jarinje e Bërnjak nën kërcënimin e helikopterëve, avionëve e tanksave të Serbisë. Kjo sjellje është joserioze dhe e pafalshme. Në momente të tilla do duhej të thirret Këshilli i Sigurisë nga Presidentja e vendit dhe të ndërmerren masat e nevojshme duke u koordinuar me partnerët tanë, SHBA, BE, KFOR-in dhe institucionet relevante në Kosovë.”, shkroi Mustafa në facebook.
Ndryshe, dy avionë luftarakë të ushtrisë serbe këtë të shtunë janë parë të fluturojnë në afërsi të pikë kalimit kufitar në Jarinjë.
Policia Kufitare, Njësia Speciale dhe ekipet e Zjarrëfikësve janë duke qëndruar në pozicionet e tyre.
Ndërkohë, rreth orës 01:00 pas mesnate është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve, e cila gjendet në objektin e komunës në Zubin Potok. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka theksuar se është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan, ku dyshohet edhe për një mjet shpërthyes.
Lidhur me këtë sulm, ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka deklaruar se fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button