7 fëmijë dolën me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit

Shtatë fëmijë të moshës 0-9 vjeç dolën me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit në Kosovë. Sipas ministrisë, katër vajza dhe tre djemë dolën pozitivë dhe çuan në 3 mijë e 558 numrin e kësaj grupmoshe që janë infektuar me Covid-19.
Fëmijët e infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë: dy nga komuna e Ferizajt, dy nga Mitrovica, një nga Suhareka, një nga Prishtina dhe një nga Obiliqi.
Që nga marsi i vitit 2020, në Kosovë kanë vdekur 2 mijë e 931 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19 dhe prej tyre 5 kanë qenë fëmijë të grupmoshës 0 deri në 9 vjeç./21Media

Back to top button