Situata në veri, senatori amerikan: Kosova rrezikon të humbasë mbështetjen e Kongresit

Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, Chris Murphy, ka thënë se mbrëmë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit ia ka përsëritur kërkesën që de-eskalojë situatën në veri të Kosovës ose të rrezikojë mundësinë e humbjes së mbështetjes së Kongresit.

Në një postim në Twitter, Murphy ka dhënë detaje nga biseda që e zhvilloi mbrëmë me Kurtin.

“Unë dhe senatori Ricketts unë folëm në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Unë jam një mik i mirë i Kosovës, por ritheksova bindjen time se Kosova duhet ta de-eskalojë situatën në veri të Kosovës ose të rrezikojë mundësinë e humbjes së mbështetjes së Kongresit”, ka shkruar Murphy në Twitter./21Media

Back to top button