Situatë kritike në Gjirokastër, flakët afrohen drejt banesave të disa fshatrave

 
Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Lunxheri të Gjirokastrës. Situata është përkeqësuar sërish. Flakët po rrezikojnë banesat e disa fshatrave.
Raportohet se zjarri po avancon në drejtim të fshatit “Asim Zeneli”, si dhe në pjesën e sipërme të fshatrave Krinë dhe Kakoz.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, për të shuar flakët që janë përhapur në zonat e larta kodrinore. Si pasojë e situatës kritike, pritet evakuimi i banorëve.
Deri më tani, në Gjirokastër janë djegur 40 hektarë kullota dhe 500 rrënjë arre./vizionplus

Back to top button