”Ska”, arrin milionshin e parë
Projekti muzikor ”Ska”, nga Mozzik dhe Elvana Gjata ka arritur milionshin e parë në ”Youtube”.
Kënga e cila është pjesë e albumit të Mozzik-ut të titulluar ”LamboZiki”, duket se është pëlqyer shumë nga fansat e dyshës.
Muzika është punuar nga Rzon, ndërsa tekstin e ka shkruar Mozzik. Për videoklipin është përkujdesur produksioni ”Entermedia”.
Projekti paraprak i Mozzik është ”Per ty”, të cilën e ka publikuar 3 muaj më parë.
Ndërsa ”Flake”, është projekti paraprak nga Elvana të cilin e ka sjellur në bashkëpunim me Capital T./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?