S’ka dakordim mes veteranëve dhe Kurtit, protestat do të vazhdojnë

Ka përfunduar takimi ndërmjet përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryeministri, Albin Kurti, takim ky i cili zgjati rreth tri orë.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku tha se nuk është arritur të bien dakord me Kurtin lidhur me kërkesat e tyre.
Për këtë, ai thotë se do të vazhdojnë edhe protestat e tyre deri në realizimin e këtyre kërkesave.
Klinaku u shpreh se Kurti u ka premtuar që do t’ju dërgojë një propozim organizatave të dala nga lufta e UÇK-së me shkrim.
Sipas përfaqësuesve të këtyre organizatave është diskutuar edhe për listat e veteranëve, që Kurti pretendon se janë të fryra, por që ata kanë thënë se duhet të lihet gjykata të flasë për këtë çështje.
Sipas përfaqësuesëve të OVL të UÇK-së, në momentin kur projektligji kalon në Kuven për lexim të dytë ata do të dalin në protesta./21Media

Back to top button