Osmani: Integrimi i Kosovës në struktura euro-atlanike, parandalon ndikimin rus në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se integrimi i Kosovës dhe vendeve të tjera demokratike të rajonit në strukturat euro-atlantike është përgjigja e vetme për ta parandaluar agjendën destablizuese dhe ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj në rajon.
Ajo këto deklarata i ka bërë në takime të ndara me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara, z. Gabriel Escobar, të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar, z. Stuart Peach si dhe me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë, z. Manuel Sarrazin.
“Angazhimi i partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor është hapi i duhur drejt rienergjizimit të procesit integrues, i cili siguron paqen e qëndrueshme, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë.”, ka thënë Osmani.
Osmani ishte pjesëmarrëse në “Prespa Forum Dialogue”, në Ohër i cili po vazhdon edhe sot./21Media

Back to top button