S’ka pushim pas eksperiencës në “Eurovision”, Albina Kelmendi me një projekt të ri

Pasi e përfundoi rrugëtimin në Eurovision 2023, aty ku përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Duje”, këngëtarja kosovare Albina Kelmendi paralajmëroi një projekt të ri muzikor.

Këtë javë këngëtarja publikon një këngë të re dhe këtë e bëri të ditur përmes një fotografie që e ka postuar në Instagram.

“A jeni për një këngë të re këtë javë?”, ka pyetur Albina ndjekësit e saj.

\

Ndryshe, Shqipëria është renditur në vendin e 22-të me gjithsej 76 vota në Eurovision 2023.  Albina dhe familja Kelmendi, përfaqësuan Shqipërinë me këngën “Duje”./21Media

Back to top button