S’ka referendum në Vallandovë, shtyhet vendimi

Komuna këtë vendim e arsyeton me nevojën për shqyrtim të komisionit për drejtësi me qëllim që vendimi të jetë sa më i drejtë

Me 8 vota për nga gjithsej 15, këshilli i komunës së Valandovës mbrëmë vetëm e përkrahu iniciativën për mbledhjen e nënshkrimeve për caktimin e referendumit që ka të bëjë me hapjen e xeherores në rajonin e Kazandollit, megjithatë këshilli ka shtyrë vendimin për tre ditë. Komuna këtë vendim e arsyeton me nevojën për shqyrtim të komisionit për drejtësi me qëllim që vendimi të jetë sa më i drejtë.

Kërkesa nga kjo iniciativë është dërguar që më 25 prill të 2017, kurse prej atëherë ende nuk kanë marrë përgjigje nga komuna e Vallandovës se a duhet apo jo të mbahet referendumi./21Media

Back to top button