S’kalon projektligji për pensionimin e parakohshëm në polici
Në Komisionin Parlamentar për Siguri nuk ka kaluar Projektligji për Pensionet e Zyrtarëve Policorë dhe Inspektoratin Policor të Kosovës. Këtë e ka thënë kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha.
“Nuk mbahet shteti kështu! Sot, u diskutua për herë të dytë Projektligji Nr.08/L-160 për Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore. Edhe kësaj here shumica e pushtetit nuk e përkrahu këtë projektligj në komision. Për keqardhje kjo qasje e Qeverisë ndaj shtetit!”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Projektligji që nuk ka kaluar lidhet me pensionin e parakohshëm në të dy institucionet./21Media