Skandal i dhunës në shtëpinë e pleqve në Pejë!

Një e moshuar u dhunua nga një infermiere, derisa të tjerat e filmuan.-Tri të arrestuara për rastin e rëndë të dhunës ndaj të moshuarës
Këtë edicion lajmesh po e nisim me një ngjarje shqetësuese në Pejë. Në një institucion për përkujdesje ndaj të moshuarve është rrahur një grua nga infermieret e këtij institucioni. Policia e Kosovës reagoi pas publikimi të skandalit të dhunës  duke arrestuar tri punonjëset e institucionit Orenda në Pejë. Me urdhër të prokurorisë të arrestuarat janë ndaluar për 48 orë. Institucioni Orenda në Pejë ka marrë vendim për pezullim nga pune të katër punonjëseve të saj. Në ndërkohë prokuroria në Pejë ka bërë të ditur se për dhunën ndaj të moshuarës gjatë mbrëmjes është arrestuar edhe e dyshuara e tretë. /21Media

Back to top button