Rashiq: Duhet të ngriten ura bashkëpunimi ndërmjet komuniteteve

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, sot tha se në Kosovë duhet të ngriten ura bashkëpunimi, ndërmjet të gjitha komuniteteve.
Ai në mbledhjen e qeverisë tha se duhet të harmonizohen nevojat e komuniteteve jo-shumicë dhe të ketë bashkëpunim më të madh.
Rashiq e mirëpriti ndarjen buxhetore për subvencionim të ndërtimit të shtëpive për komunitetet jo-shumicë.

Back to top button