Skandali me mishin e prishur në Pejë, i dyshuari sot del para gjykatës

Mishi po bëhej gati të nxirrej në treg dhe t’u servohej qytetarëve

Informata nga një qytetar se në një fermë ishte marrë një kafshë e ngordhur, bëri që Policia të intervenojë menjëherë. Aksioni rezultoi me zbulimin e një kasaphane nën kushte të tmerrshme higjienike, me sasi të mëdha të mishit të prishur, i cili po bëhej gati të nxirrej në treg dhe t’u servohej qytetarëve për konsum.

Brenda atij objekti u gjeten 1089.40 kg mish i prishur dhe një sasi e konsiderueshme e produkteve të mishit të ngrira, tymosura në kushte aspak të mira higjienike.

Nën dyshimet për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor, dje policia arrestoi tre persona të cilëve ju është gjetur mishi i prishur i gatshëm të shitej për konsum.

Prokuroria ndaj njërit prej tre personave të arrestuar kërkoi edhe masën e paraburgimit.

Fjala është për të dyshuarin S.Sh., i cili pritet të dalë sot para Gjykatës në Pejë për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.

Mishi i prishur i cili u kap dje pas konstatimit nga Inspektorati  i veterinës është asgjësuar./kallxo.com

Back to top button