Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot deklaroi se javën e ardhshme do të dalin me vendim për shpërndarjen e fondit për rimëkëmbjes ekonomike, ku përfshihet subvencionimi në bujqësi, subvencionimi në punësim, përkrahjen e ndërmarrjeve e të tjera.

Ai në T7 tha se nesër pret të hyjë dhe të votohet ligji për rimëkëmbjen ekonomike, që ndryshon disa ligje dhe t’i mundësojë qeverisë t’i ndihmojë qytetarëve në këtë kohë pandemije.

“Nesër është seanca e Kuvendit dhe kisha kërkuar nga deputetët që të kenë mirëkuptim dhe ky ligj të hyjë me procedura të përshpejtuara, para se me shkuar Kuvendi në pushim”, tha ai.

Hoti tha se kanë hyrë në proces të dialogut, jo për të arritur marrëveshje për linjat e autobusëve, por për njohje reciproke.