Olsi Çekiçi është penduar për krimin makabër që ka kryer në fshatin Buçimas në Pogradec, ku e ka therur me thikë për vdekje nënën e tij.

Ai ka deklaruar para policisë se diçka e tillë do të ndodhte një ditë. Gjatë krimit, 44-vjeçari ka qenë shumë i qetë.

Të njëjtën qetësi ai ka ruajtur edhe teksa ka dhënë deklarimin para uniformave blu.

Në shtëpi ishte edhe vëllai i tij. Si vajzën, ashtu edhe vëllain, Olsi Çekiçi ia ka lënë amanet shtetit që të kujdeset për ta./vizionplus