Skënderaj me ​1.500 pako ushqimore e higjienike për familjet në nevojë

Komuna i del në ndihmë familjeve në nevojë

Komuna e Skënderajt ka filluar shpërndarjen e 1500 pakove ushqimore për familjet në nevojë. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Bekim Jashari përmes një postimi në “Facebook”, i cili ka siguruar se kjo komunë do të vazhdojë të ndihmojë familjet nevojtare në këtë kohë pandemie.

“Sot, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, filluam me shpërndarjen e 1500 pakove ushqimore për familjet në nevojë, në këtë situatë emergjente. Që nga fillimi i epidemisë në Kosovë e deri me tani, me përkrahjen e donatorëve të shumtë kemi shpërndarë pako ushqimore dhe higjienike për 850 familje me asistencë sociale në komunën tonë. Sot, nga buxheti i komunës po shpërndajmë 1500 pako ushqimore e higjienike për familjet pa të ardhura të rregullta mujore, të cilat në këtë situatë kanë mbetur pa këto të ardhura si dhe për familjet nga kategoritë tjera në nevojë”, ka thënë ai.

Jashari ka thënë se bashkë, me solidaritet e humanizëm kalojmë me sukses çdo sfidë para nesh./21Media

Back to top button