Skepticizëm për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

Beqaj: Ky popull nuk është përgatitur për marrëveshje, por për ndarje

Zbatimi i pjesshëm i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë i zbeh mundësitë e arritjes së një marrëveshje finale, ndërsa në rast të ndarjes fizike të veriut, serbët në anën e jugut do të humbin më së shumti.

Këto konstatime  u bënë në një debat publik në Qendrën Mediale në Çagllavicë, ku u diskutua mbi mundësitë e arritjes së një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, duke pasur parasysh që marrëveshja e parë nuk është zbatuar./21Media

Back to top button