Sky Blue bëhet një vjeç, Afërdita e uron me fjalët e veçanta
Sot, Sky Blue, djali i modeles Afërdita Dreshaj mbush 1 vit.
Përmes Instagramit, Afërdita e ka uruar të birin me fjalët e ëmbla.
“Urime ditëlindjën Sky Blue Kindl. Bekimi ynë më i madh, nuk ia kishim idenë se mund të duam kaq shumë”, ka shkruar ajo në Instagram.
View this post on Instagram
Ndryshe, Afërdita është e martuar me Jakub Kindl. Ajo tashmë një kohë të gjatë jeton e vepron në Amerikë.
Ajo ka qenë aktive edhe në muzikë në kohën kur jetonte në Kosovë, por që atëherë nuk ka sjellë një projekt tjetër muzikor.
Dreshaj gjithashtu, është goxha aktive në rrjetet sociale, ku i mban të informuar ndjekësit për jetën e saj profesionale e gjithashtu, ndan fotografi të ëmbla të Sky Blue./21Media