Snoop Dogg merr në pronësi “Death Row Records”, aty ku nisi karriera e tij

Snoop Dogg ka marrë përsipër shtëpinë e njohur diskografike në të cilën nisi karrierën e tij, “Death Row Records”.
Reperi bleu atë nga MNRK Music Group, i cili kontrollohet nga një fond privat i menaxhuar nga Blackstone.
Snoop Dogg tha se është i emocionuar për këtë blerje.
“Jam i emocionuar dhe vlerësoj mundësinë për të blerë markën ikonike dhe të rëndësishme kulturore Death Row Records, e cila ka një vlerë të jashtëzakonshme të pashfrytëzuar në të ardhmen,” tha 50-vjeçari Snoop Dogg në një deklaratë, transmeton rtv21.tv
Snoop Dogg e gjeti suksesin gjatë viteve 1990 ndërsa ishte në Death Row Records.
Ylli i hip-hopit bëri famë pas lansimit të albumit të tij Doggystyle në vitin 1993, album i përgatitur nga “Death Row Records”.

Death Row është një shtëpi diskografike amerikane që ka funksionuar nga viti 1992 deri në vitin 2006. U themelua në vitin 1992 nga Dr. Dre, Suge Knight, DOC dhe Dick Griffey./21Media
Back to top button