Moshat që janë imunizuar më së shumti nga Covid-19 në Kosovë

Vaksinimi mbetet arma me e fortë kundër Covid-19 për të gjithë pa prejashtim. Kështu mjeket vazhdimisht po apelojnë që të vaksinohen të gjithë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri tani më së shumti janë imunizuar qytetarët nga mosha 20 deri në 40 vjeçare, ndërkaq më së paku janë imunizuar qytetarët mbi 80 vjeç.

 
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 355 doza të vaksinës kundër virusit. Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 797 mijë e 661 doza të vaksinës.
Deri më sot 809 mijë e 613 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa janë dhënë 91 mijë e 372 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button