Kurti dhe Haradinaj takohen nesër
Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së martë do të takohet me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Këtë e ka bërë të ditur për rtv21.tv, zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka.
“Takimi mes kryetarit Haradinaj dhe kryeministrit Kurti do të mbahet nesër (e martë) në mesditë”, ka thënë Blaka.
Ndërkaq, një ditë më pas, kreu i Qeverisë së Kosovës do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj më 21 maj, përmes një letre i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, duke e njoftuar se nuk do të shkojë në takimin me partitë opozitare, të thirrur nga Kurti. Hoxhaj përmes kësaj letre është shprehur se çështjet e propozuara për diskutim nga Kurti pas vizitës së tij në Bruksel, siç janë marrëdhëniet me Belgjikën, me institucionet e BE-së dhe me vendet e rajonit, duhet të trajtohen nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës./21Media