Sonte finalja e madhe e “Këngës Magjike”

 

Atmosferë, emocion, energji dhe këngë të bukura do të sjell edhe sonte “Kënga Magjike” përmes ekranit të RTV21.

Sonte duke filluar nga ora 21:00 do të mbahet nata finale e festivalit të “Kënga Magjike”.

Kujtojmë se më 26 dhe 27 maj u mbajtën netët gjysmëfinale ku sukses shënoi kategoria New Artist, po ashtu edhe kategoria Big e cila solli në skenë emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Përveç kësaj, në “Këngën Magjike” nuk munguan edhe artistë ndërkombëtarë.

Prezantuesja në krah të Ardit Gjebreas, Marsela Çibukaj duket se po i jep magji këtij festivali.

Fifi, Bruno, Soni Malaj, Alban Ramosaj dhe Lindita Halimi janë vetëm disa prej yjeve që janë pjesëmarrës në “Kënga Magjike 2021”.

Festivali “Kënga Magjike” mbahet që nga viti 1999, si një alternativë ndryshe, një koncept i ri, një kontribut tjetër në muzikën e lehtë, duke u bërë kështu një prej eventeve më të rëndësishëm në historinë e muzikës shqiptare. Pothuaj të gjithë artistët shqiptarë, e kanë prekur magjinë e kësaj skene. Sivjet është zhvilluar më ndryshe për shkak të situatës me pandeminë Covid-19./21Media

Back to top button