Festivali i Filmit “Frankofon” shënon edicionin e 20-të

Me fillim nga data 15 nëntor e deri më 21 nëntor, do të mbahet edicioni i 20-të i Festivalit të Filmit “Frankofon” në Kosovë.
Ky festival do të mbahet në qytete të ndryshme të Kosovës, si në Prishtinë, Pejë e Prizren.
Festivali hapet, më 15 nëntor 2021, me përurimin e “Bistrot Montmartre” në Kolegjin AAB, si pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të konventës që vendos ‘Praninë Franceze’ në Universitet. Ky event vijon më pas me përvojën e parë të degustimit sipas stilit francez, si pjesë e operacionit global ‘Goût de / Good France’, të organizuar nga Chef Christophe i përcjellë me muzikë nga grupi francez “Flonflon”.
Atashe për Kulturë në Ambasadën e Francës në Kosovë, Valon Ibraj, i ftuar në “Për Ditë të Mbarë”, në RTV21, shpalosi programin e këtij festivali, për gjashtë ditë me radhë./21Media

Back to top button