Sonte jepet “Loja e martesës” në Teatrin e Gjilanit

Sonte(7 tetor) do të jepet shfaqja “Loja e martesës” në Teatrin e Gjilanit.
Në shfaqjen me regji të Shkelzen Berishës, luajnë Mejreme Berisha dhe Naser Zymberi.
Shfaqja nis në orën 20:00.
“Dy njerëz që pas 40 viteve martesë përpiqen të ndahen, por s’munden. Të rrosh vetëm apo me dikë, kjo është çështja, që e përshkon këtë vepër sa komike, po aq edhe absurde dhe dramatike, duke prekur thellësisht boshtin dhe paradokset e lidhjeve martesore dhe vështirësive familjare. Përgjatë përplasjeve, moskuptimeve, anktheve, akuzave, dhembshurisë, çifti protagonist, përshkruan fazat e lumtura e të besnikërisë, e trishtuara e të aferave, të mosinteresimit dhe këtë të fundit, të ndarjes. Këto momente i shoqëron edhe leximi i një ditari të gruas që përmban komente për herët dhe mënyrat me të cilat kanë bërë dashuri… diku 3000 herë në 40 vjet”, përshkruhet shfaqja.
Për muajin tetor, Teatri i Gjilanit njoftoi se do të jepen shfaqje të ndryshme./21Media

Back to top button