Sonte ndeshja Spanjë-Suedi

 
 
Dy kombëtaret favorite për ta kaluar Grupin E të Kampionatit Evropian, Spanja dhe Suedia do t’i provojnë forcat e tyre sonte në stadiumin ”Estadio de La Cartuja” në Sevilla me fillim nga ora 21:00.
Trajneri i Spanjës,  Luis Enrique, i cili befasoi të gjithë kur e publikoi listën e lojtarëve të ftuar ku përjashtoi disa emra shumë të njohur me në krye kapitenin Sergio Ramos e pastaj lojtarë si Isco e Asensio, do të kërkojë tre pikët e para nga kjo ndeshje.
Këto janë formacionet zyrtare:
Spanja: Simon, Llorente, Torres, Laporte, Alba, Rodri, Koke, Pedri, Olmo, Torres, Morata.
Suedia: Olsen, Augustinson, Berg, Danielson, Ekdal, Forsberg, Isak, Larson, Lindelof, Lustig, Olsson.

Back to top button