Vetura godet këmbësoren në Prishtinë

 
 
Një veturë ka goditur një këmbësore në rrugën ”Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Lajmin për rtv21.tv e ka bërë të ditur, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.
Ajo ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00.
Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Tutje, Ahmeti ka theksuar se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin./21Media

Back to top button