Sonte përballja Serbi-Shqipëri

Shqipëria do ta zhvilloje sonte njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 ku do të përballet me Serbinë në udhëtim.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Sylvinho është në formë të mirë pas fitores ndaj Letonisë dhe synon të vazhdojë serinë pozitive për të ruajtur distancën me rivalët e grupit.
Në anën tjetër, Serbia kërkon rikthimin te fitoret pas disfatës 5-0 ndaj Anglisë në shtëpi dhe do të tentojë të reagojë për të qëndruar në garë për vendin e dytë.
Sfida pritet të jetë e fortë dhe e luftuar nga të dyja skuadrat, por Shqipëria hyn në këtë takim me besim dhe motiv të lartë për të marrë një rezultat pozitiv në tokën serbe.
Kuqezinjtë do të jenë mysafirë në stadiumin “Dubocica” të Leskovcit derisa ndeshja nis nga ora 20:45.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?