Sonte premiera e Koncertit Orkestral të Fakultetit të Arteve

 

Sonte nga ora 18:00 do të jepet premiera e Koncertit Orkestral të Fakultetit të Arteve. Kjo premierë do të jepet në Pallatin e Rinisë–Atelieja.

Në programin e mëngjesit “Për Ditë të Mbarë”, sot dirigjenti i këtij koncerti, Edon Ramadani tregoi se ky koncert është organizuar në kuadër të universitetit dhe lëndës përkatëse.

“Kjo është pra një serenatë nga Moxart dhe këtë herë e riorkestruar për orkestër frymore e cila do të ketë katër kohë apo pjesë përbërëse të serenatës”, u shpreh Ramadani, shkruan rtv21.tv

Tutje, ai shtoi se ka qenë e vështirë që në këtë kohë pandemie, të realizohet dicka e tillë, por sipas tij, me ndhmën e studentëve, përkrahjes se fakultetit përkatës është mundësuar finalizimi i gjithë këtij koncerti./21Media

 

Back to top button