Sonte premiera e shfaqjes “Ditëlindja”

 

Sonte nga ora 19:30, në teatrin “Dodona” do të jepet premiera e shfaqjes “Ditëlindja”, me regji të Ilirjana Arifit.

“Ditëlindja” është dramë familjare, në të cilën do të luajnë aktorët: Igballe Qena, Labinot Raci, Rebeka Qena, Bislim Muçaj, Sheqerie Buçaj, Florenta Bajraktari, Alketa Sylaj.

Sot, në programin e mëngjesit, “Për Ditë të Mbarë”, në RTV21, aktorja Igballe Qena tregoi se është shumë e emocionuar dhe e kënaqur me arritjet e deritashme, në kuadër të provave të kësaj shfaqjeje.

“Besoj se do të jetë tekst intrigues, shfaqje intriguese, shfaqje e bukur, që ka me i josh publikun, kushdo që vjen ka me gjetë një segment të jetës”, u shpreh ndër të  tjera Qena, shkruan rtv21.tv

Repriza e kësaj shfaqjeje do të jepet të martën, më 8 qershor, me fillim nga ora 19:30./21Media

Back to top button