Konjufca filloi takimin me homologun shqiptar

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot ka nisur vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.

Takimi i tij i parë është me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Pas takimit, të dy kryetarët do të kenë një deklaratë të përbashkët për media.

Ndryshe, Konjufca gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën dhe kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

 

Back to top button