Sopi: Në luftë Salih Mustafa ka ndihmuar popullatën civile
Gani Sopi, dëshmitari i pestë i mbrojtjes së Salih Mustafës, gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, foli për periudhën e parë të vitit 1999 dhe takimet me Salih Mustafën. Ai tha se me Mustafën janë takuar në fshatin Butovc në fillim të muajit prill. Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha se Salih Mustafa kishte qenë i interesuar për strehimin dhe sigurimin e ndihmave të nevojshme për civilët./21Media