Kaloni te përmbajtja kryesore

Sorensen takohet me përfaqësues të LDK-së: Diskutohet ngërçi politik

Nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami e Lutfi Haziri, po ashtu deputeti Besian Mustafa, si dhe anëtarët e kryesisë Alush Gashi e Muhamet Hamiti, kanë pritur sot në takim emisarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian Peter Sørensen.

Në postimin e bërë nga LDK, bëhet e ditur se gjatë takimit është diskutuar për ngërçin politik ‘‘të krijuar në vend, nga partia e parë’’, si dhe për nevojën për formimin e institucioneve.

”Gjatë këtij takimi u ritheksua kërkesa e LDK-së rreth heqjes së masave ndëshkuese për Kosovën sepse të njëjtat përveçse po dëmtojnë qytetarët tanë, dëmtojnë edhe vetë procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në familjen euroatlantike! Po ashtu u shpreh besimi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në përpjekjet e saj për integrim si dhe në proceset tjera”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button