Sot 14 raste të reja me Covid-19

14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 nga 600 testime të realizuara në 24 orët e fundit njofton Ministria e Shëndetësisë.
Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.918. Në total numri i rasteve aktive është 230.
Sa i përket vaksinimit në 24 orët e fundit janë dhënë 139 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.318 doza të vaksinës. Deri më sot 822.779 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.518 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button