Sot bota u bë me 8 miliardë njerëz

U deshën 11 vjet që popullsia globale të rritet me 1 miliard

Popullsia e botës ka arritur një moment historik të ri me lindjen e personit të 8 miliardtë të martën, më 15 nëntor.
Kombet e Bashkuara kishin vendosur një numërim mbrapsht në faqen e tyre të internetit për këtë moment përcaktues pasi parashikuan që popullsia do të arrinte në 8 miliardë të martën.
15 Nëntori shënon Ditën e Tetë Miliardëve dhe thuhet se u deshën 11 vjet që popullsia globale të rritet me 1 miliard, transmeton rtv21.tv.
Një vajzë e lindur në Tondo, konsiderohet “fëmija i 8-të miliardë” nga Filipinet.
Foshnja e quajtur Venice Mabansag u lind përmes lindjes normale në Spitalin Memorial Dr. Jose Fabella në Manila të martën herët. Shefi i stafit profesional mjekësor të spitalit, Dr. Romeo Bituin, tha se foshnja u lind në orën 1:29 të mëngjesit.


BBC raporton se personi i shtatë miliardë ka lindur në vitin 2011 dhe emri i 11-vjeçares është Sadia Sultana Oishee. Ajo aktualisht është duke banuar me familjen e saj jashtë Dhakës në Bangladesh.
17 milionë njerëz të tjerë thuhet se i janë shtuar popullsisë së përgjithshme të Bangladeshit që nga lindja e Sadias 11 vjet më parë.
Ndërkohë, Adnan Nevic nga Bosnja, i cili lindi dy minuta pas mesnatës së 12 tetorit 1999, u bë personi i 6 miliardë i lindur në botë. Ai aktualisht jeton me nënën e tij, Fatime, jashtë Sarajevës.
OKB-ja parashikon se njerëzimit mund t’i duhen edhe 15 vjet të tjera, domethënë deri në vitin 2037, që popullsia të shkojë nga tetë në nëntë miliardë./21Media

Back to top button