Sot dhe nesër mot i vranët me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se këtë të premte dhe të shtunë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas njoftimit, vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Të premten do të ketë më pak riga, derisa dita e shtunë parashihet të ketë më shumë reshje, duke e përfshirë tërë territorin e vendit”, ka njoftuar IHMK.
Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes./21Media

Back to top button