Sot fillon Olimpiada e Dimrit, Albini dhe Kiana bartin flamurin e Kosovës

 
Sot në Pekin të Kinës fillojnë Lojërat Olimpike Dimërore. Në ceremoninë hapëse, bartës të flamurit të Kosovës do të jenë dy skitarët Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu.
Ceremonia do të organizohet në Stadiumin Kombëtar të Pekinit, nën masa të rrepta kundër pandemisë Covid-19, ku të pranishëm në tribuna do të jetë një numër i limituar i spektatorëve, të cilët do të jenë vendës.
Në Olimpiadën e Pekinit do të marrin pjesë rreth 3000 sportistë nga 91 shtete të botës, që do të garojnë në 15 disiplina të 7 sporteve të ndryshme./21Media

Back to top button