Sot fillon votimi përmes postës

Sot fillon periudha e votimit me postë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Votuesit jashtë vendit do të kenë mundësinë që përmes postës të votojnë deri më 15 tetor.

Kjo u bë e ditur dje në mbledhjen e KQZ-së. Kryesuesi i KQZ-së.

Fletëvotimet dhe të gjitha detajet se si votohet përmes postës janë të publikuara në këtë link: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste

 Numri i aplikuesve të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që mund të votojnë përmes postës është 15 mijë e 532.
Gjithashtu u bë e ditur se fushata zgjedhore do të fillojë me 16 shtator dhe se nuk do të ketë shkurtim apo edhe shtyrje të fushatës.
Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 17 tetor. /21Media 

Back to top button