Britney shkëputet për pak kohë nga rrjetet sociale

Këngëtarja amerikane, Britney Spears ka bërë të ditur se dëshiron të bëjë një pauzë të shkurtër, të mos përdorë për një kohë rrjetet sociale.
Spears, 39 vjeç tha javën e kaluar se së shpejti do të martohet me të fejuarin e saj, Sam Asghari.
Pasi fshiu llogarinë e saj në Instagram, në Twitter njoftoi se do të rikthehet së shpejti.


Ajo çdo herë i ka shfrytëzuar llogaritë e saj për t’i informuar të gjithë në lidhje me “luftën” që e kishte me babain e saj, James Spears pasi i njëjti e ka pasur kujdestarinë mbi vajzën e tij për 13 vjet.
Në vitin 2008, James fitoi kujdestarinë mbi të bijën për shkak të shëndetit mental të së njëjtës.
Gjithashtu, Britney falënderoi të gjithë ata që ishin në mbështetje të saj në këtë rrugëtim të gjatë./21Media

Back to top button