Sot gjysmëfinalet, nesër finalet në hendboll

 

Me turneun final të Kupës së Kosovës përfundojnë garat për skuadrat elitare të hendbollistëve. Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës do të mbahen sot  në palestrën e qytetit në Istog.

Në gjysmëfinalen e parë në konkurrencën e meshkujve takohen Prishtina e Kastrioti. Kjo ndeshje pritet të fillojë prej orës 15:00. Prishtina ka luajtur edhe në finale të plejofit dhe llogaritet favorite ndaj skuadrës ferizajase. Por, Kastrioti natyrisht do të jap më të mirën në kërkim të suksesit.

Ndërsa, prej orës 17:00 është gjysmëfinalja e dytë. Takohen Trepça e Besa Famgas. Skuadra pejane Besa Famgas ka fituar titullin e kamionit dhe synon edhe Kupën e Kosovës. Besa ka fituar të gjitha ndeshjet këtë edicion dhe është favorite e madhe ndaj mitrovicasve. Trepça ishte ndalur në gjysmëfinale të plejofit në Superligë dhe angazhimi nuk pritet të mungoj në tentim për paraqitje të suksesshme.

Në konkurrencën e femrave, Ferizaj dhe Prishtina do të përballen nga ora 13:00, ndërsa Vushtirra dhe Istogu prej orës 19:00.

Skuadrat që do t’i fitojnë duelet gjysmëfinale do të përballën me njëra-tjetrën të shtunën në Istog. Ku finalja e femrave fillon prej ora 17:00, ndërsa ajo e meshkujve nga 19:15. Këto ndeshje do të transmetohen në RTV21 Plus./21Media

Back to top button