Sot hapen sallat e dasmave në Kosovë

 
Sot do të hapen sallat e dasmave, kështu ka thënë Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva.
Sogojeva në një intervistë tha se pritet që sot të dalin me një konferencë të përbashkët edhe me Ministrinë e Shëndetësisë për hapjen e kësaj veprimtarie.
“Sipas informatave që i kemi do të thotë grupet punuese janë duke punuar, do të thotë i kam dy përfaqësues të Odës dhe përfaqësuesit e ministrisë, dhe sipas informatave kemi edhe prej kryeministrisë janë duke punuar në manual, sot zyrtarizohet manuali dhe prej sot do të fillojë edhe të punojë edhe ky sektor”, tha Sogojeva.
Qeveria ditë më parë lehtësoi masat antiCovid, duke hequr orën policore dhe duke i lejuar sektorit të gastronomisë të punojë deri në ora 23:00. Ndërsa, nga sot është premtuar se nëse nuk ka rritje të rasteve me Covid-19 do të lejohen edhe ahengjet./21Media

Back to top button